Agjencia Zhurnal.mk.

“Unë jam një refugjate”, Rita Ora pozon me krenari pranë pllakatës që i është vendosur te shkolla e saj fillore në Londër

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, i ka bërë një vizitë shkollës së saj fillore në Londër.

 

Ajo është fotografuar e buzëqeshur pranë një pllakate, e cila është vendosur për nder të saj në murin e shkollës, shkruan The Sun.

Përveç emrit të saj me shkronja të mëdha, në pllakate shkruhet edhe: “Këngëtarja dhe aktorja iku nga lufta në Kosovë dhe studioi këtu pasi mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 1991”.

Foto: Rex/CLICK NEWS AND MEDIA

Rita e cila sot është 30 vjeçe ka një karrierë të suksesshme mbarë globale si këngëtare, aktore dhe modele.

Ajo shkrepi disa fotografi aty pranë pllakatës në shkollën fillore “St Cuthbert” në Londrën Perëndimore.

Dukja e Rita Orës si adoleshente në shkollën e mesme (Foto: John Clark/22five Publishing)

Anëtarja e jurisë së spektakleve “The Voice Australia” dhe “The Masked Singer” më pas vizitoi shkollën “Sylvia Young Theatre School”, në të cilën përfundoi shkollimin e mesëm.

Rita kohëve të fundit është rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar Nga Los Angelesi, për të rifilluar punën si panliste në spektaklin “The masked Singer”.

Foto: Rex/CLICK NEWS AND MEDIA

Ora shquhet si një nga muzikantet më të njohura në botë, e cila numëron plot 13 këngë nga karriera e saj që kanë arritur të jenë gjithmonë në top 10 këngët më të mira në Mbretërinë e Bashkuar – çka është një rekord i një artisteje femër britanike. /Telegrafi/

Foto: Rex/CLICK NEWS AND MEDIA

Foto: Rex/CLICK NEWS AND MEDIA

Related posts

Bella Hadid zbukuron New York-un me paraqitjen

D V

“Kemi Zotin dëshmitar”, dita e dasmës së Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut erdhi dhe ja ku i keni fotot e para!

D V

Me dekolte të hapur, Bebe Rexha vjen elegante në paraqitjen e radhës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More