Agjencia Zhurnal.mk.

Unë dhe Muza

ARJANA FETAHU GABA

 

Unë luaj me muzën si një fëmijë

Ajo syrin ma shkel e më bëhet flutur

Herë më fshihet e më shkon larg

E herë më bën të lumtur

Ne shkuan bashkë dhe kemi pirë

Aty ku pinë ujë shtojzavallet

Ne kemi rendur fushave me grurë

Aty ku vajzat hidhnin vallet

Dhe sa herë lot ne kemi fshirë

Nga syri I nënës i pafjetur

Rrudhat e ballit kemi puthur

Dhe shpirtin e saj të mekur

Kemi kënduar bashkë me engjëj

Foshnjës që ta vëmë në gjumë

As unë as muza s’kemi fjetur

Për një ninullë më shumë

Pa kemi shkuar jemi lutur

Për një të thyer dashuri

Dhe zemrën djalit kemi zbutur

Pushuam erë e shi.

Dhe muza ime prap se prap,

Nuk u lodh aspak nga unë

Ajo më do që t`i shkoj pas

Por unë dhe ca më shumë

Ecte ajo mbi pranverë

Ecte ajo me këmbët zbathur mbi pranverë

mbi një qilim lulesh të dëndura mëngjesit të virgjër

dhe përkëdhelte me shputat e saj të bardha

qumësht  dhe barin e harlisur

E pemët përgjonin duke mbajtur mbi degëzat e reja

Zogjtë që mësonin nga nëna fluturimin

drejt  qiellit ngjyrë trëndafili

Ndërkohë dielli që përpinte gjithçka

Lëshonte ca fije të fildishtë rrezesh

si flokët e vajzave engjëj

në një vallëzim ujëvarash

dhe ajo ngjante me një pikturë sublime

që vinte nga lashtësia

Dhe e gjitha kjo ishte një magji

e krijuar në harmoni të përkryer

Flladi parfum jargavanësh

lëvizte lehtë mbi lëkurën e saj të njomë

nga frika që asaj mos t`i trëmbej ai shpirt i dashuruar

E ngryste ato sy plot jetë

si sy perla të zeza e të rralla

Ecte ajo me këmbët zbathur mbi pranverë

Ndërsa shpirtin kish tek dashuria

Të kem frikë së më harron

Të kem frikë se më harron

Kur dimri harroi vjeshtën

Më thuaj

E nëse unë jam vjeshta jote

Gjithmonë më duaj

Të kem frikë se më harron

A duhet ta shoh si një marrëzi

Më thuaj që dielli s’pa hënën

E s’bën aq herë dashuri

Të kem frikë se më harron

Këtë pyetje i bën vetes çdo njeri

Është një e fshehtë gjëegjëzë

Ah sa do të doja ta di

Që mos të kem frikë se më harron

Të lutem, mos shko

Bëhu pak dimër e diell

Dhe veç siç di ti më dashuro.

Related posts

Rreth 15 mijë vizitorë në Panairin e sivjetmë të librit

D V

Katalog i posaçëm i librave të ITSHKSH ndodhet në Bibliotekën e Kongresit Amerikan

Z H

Nonda Bulka për Nolin e “çuditshëm”: Si e zotëroi aq mirë shqipen, kur në Shqipëri qëndroi veç katër vjet?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More