Agjencia Zhurnal.mk.

Ulpiana vazhdon me përforcime, afron portierin e Kukësit

Ish-portieri i Kukësit, Jetmir Basha, është afrimi më i ri i skuadrës që këtë sezon do të militojë në Superligën e Kosovës.

Gardiani 23-vjeçar i bashkohet kështu “kolonisë” të futbollistëve që në të kaluarën janë aktivizuar në Kategorinë Superiore, teksa tashmë do të jenë pjesë e Ulpianës.

Portieri i talentuar është një prodhim i skuadrës verilindore.

Jetmir Basha

Në pjesën e parë te sezonit, 23-vjeçari u aktivizua në radhët e Tërbunit në Kategorinë e Dytë, ndërsa në janar u rikthye me ekipin e Kukesit.

Mësohet se Basha ka nënshkruar për një sezon me Ulpianën.

Related posts

“Festo me zemër, jo me armë” – fushatë e MPB-së dhe UNDP-së kundër të shtënave në festime

Z.H

Kontesti mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është transferuar edhe në Shqipëri, shkruajnë mediat e Shqipërisë

Redaksia

Qytetarët në Maqedoni ankohen për fatura të larta të rrymës elektrike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More