Agjencia Zhurnal.mk.

Ulpiana në krizë, pesë ndeshje pa fitore

KF Ulpiana është mposhtur nga Drita në udhëtim me rezultatin 3:1.

Golat për vendasit i realizoi i disponuari për ndeshje Muja, Fazliu dhe Simonovksi, kurse për lipjanasit ishte mesfushori i talentuar Egzon Qerimi.

Për Ulpianën, kjo është ndeshja e pestë që nuk ka fitore, dhe krejt kjo ecuri e dobët është alarm se anija bardhekaltërt është drejt fundosjes, kur dihet që klubi lipjanas është ndër te pakta skuadra të cila janë të rregullta me paga të lojtarëve.

Momentalisht, Ulpiana gjendet në pozitën e tetë me 18-të pikë, me një ndeshje më shumë se Dukagjini në pozitën e nëntë, pozitë kjo e cila është në shpërputhje me kushtet të cilat i kanë bardhekaltërtit.

Se a do të ndermerren masa në timonin e skuadrës pas gjithë kësaj krize në rezultate, mbetet të shihet në ditët në vijim.

/Ulpianapress/

Related posts

Taravari: Nuk kam ikur, shkoj në Turqi i ftuar nga biznesi shqiptaro-turk

D V

Debat në kuadër të projektit “Buxhetim i përgjegjshëm gjinor në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural”

D V

UT e intensifikon bashkëpunimin me profesorë eminentë dhe institucione të mjekësisë nga shtetet evropiane

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More