Skuadra nga Lipjani ende nuk e ka gjetur rrugën e fitores, shkruan Gazeta Olle.
Bardhekaltrit u inkuadruan në elitën e futbollit kosovar pasi patën një edicion të shkëlqyeshëm në Ligën e Parë.
Megjithatë, lipjanasit në katër xhirot e para të Superligës kanë fituar vetëm një pikë dhe gjenden në vendin e fundit në renditjen tabelare.
Por, mesazhi i klubit është i qartë për ndeshjet në vazhdim.
“Rrini të qetë, shumë shpejt do të rikthehemi tek fitorja”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ulpiana ndeshjen e xhiros së pestë e zhvillon të dielen si musafire e Gjilanit.
/Gazeta Olle/