Agjencia Zhurnal.mk.

Ulpiana, hijeshia e këtij kampionati

Shumë njohës të futbollit para fillimit të kampionatit thoshin se Ulpiana do të jetë vetëm kalimtare në Superligën e Kosovës

Kjo pasi sipas tyre: “trajneri nuk ka eksperiencë, nuk e njeh kampionatin”, por edhe nuk ka lojtarë ‘yje’ në skuadër.

Por pas 15 javësh nuk po del ashtu, pasi lipjanasit, kanë luftuar me secilin ekip dhe deri më tani kanë marr 17 pikë.

Pozita e parashikuar për ta nga ekspertët (e fundit) është larg asaj që ka treguar Ulpiana që mban vendin e 7-të në renditje, me tri pikë më pak se Drenica që është e gjashta.

Nën udhëheqjen e Akil Makollit në mbrojtje, Egzon Qerimit në mesfushë dhe Marceli Santos në sulm, skuadra e Ulpianës i ka marr pikë Gjilanit (3), Prishtinës (1), Dritës (1), Ballkanit (3), Drenicës (3), shkruan GazetaOlle.

Trajneri Edlir Tetova ka ndërtuar një skuadër të i pëlqen të luajë me topin dhe pothuajse shumë rrallë ‘shqelmojnë’ atë pa ide, ku si bazë janë pasimet e sakta në hapësira të ngushta.

Ulpiana shënon rregullisht, por ka një problem në mbrojtje, pasi pranon shumë gola dhe atë shpesh në mënyrë naive, ku ne 24 të pranuar është mbrojtja më e dobët në kampionat.

Deri më tani Ulpiana e ka fituar kampionatin e parë, atë kundër analistëve televiziv, të dytin duhet ta fitojë duke mbijetuar në këtë Superligë, që po del të jetë e paparashikueshme. /Gazeta Olle/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Related posts

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy