Agjencia Zhurnal.mk.

Ulje prej të paktën 10 për qind të produkteve ushqimore bazë

Shkup, 19 nëntor – Ulje prej së paku 10 për qind të çmimeve të produkteve ushqimore bazë, paralajmëroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski i cili qëndron për vizitë pune në rajonin e Ohrit dhe Strugës.

 

Siç tha Kovaçevski pas vizitës në fabrikat “Podgorka” në Strugë dhe “Organska bukovka” në Ohër me masat e fundit qeveritare mundësohet rrymë shumë më e lirë edhe për kompanitë nga industria ushqimore.

“Me masat e fundit sigurojmë rrymë shumë herë më të lirë për kompanitë e industrisë ushqimore. Pres ulje të çmimeve të produkteve ushqimore bazë të paktën 10 për qind. Lirimi për disa produkte ka filluar, kjo do të vijojë edhe tek tjerat”, theksoi Kovaçevski.

Kryeministri përsëriti se me masat anti-krizë askush nuk është anashkaluar.

“Do ta ruajmë standardin, por do t’i ruajmë edhe kompanitë likuide”, tha Kovaçevski.

Related posts

BE-ja pritet të vendos sanksione për naftën ruse, bursa e Moskës rifillon tregtimin në kushte të kufizuara

D V

Angellovska-Bezhoska në takim të Konstituencës së FMN-së dhe BB-së në Sarajevë

Z.H

Paundi bie në nivelin më të ulët kundrejt Dollarit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More