Agjencia Zhurnal.mk.

Ulje e numrit të rasteve të reja dhe të hospitalizuarve

Shkup, 22 dhjetor – Sipas raportit javor të Institutit për Shëndet Publik, numri i rasteve të reja nga KOVID-19 është zvogëluar 8 për qind javën e kaluar në krahasim me javët paraprake. Prej 13 deri më 19 dhjetor janë sëmurë 1922 persona.

 

Janë testuar 19.943 persona, për 8,1 për qind më shumë nga java paraprake. Përqindja e pozitivitetit lëviz prej 6,9 deri 12,4 ndërsa mesatarisht 9,6. Më së shumti raste të reja ka në Shkup.

Ulje të rasteve të reja ka në të gjitha grupmoshat, ndërsa më të përfaqësuar janë personat mbi 60 vjeç (22,8 për qind). Më pak të sëmurë janë regjistruar te grupmosha prej 0-9 vjeç (3,5 për qind). Sipas gjinisë, 52,8 për qind e të infektuarve janë gra, ndërsa 47,2 burra.

Janë regjistruar 66 raste të vdekjes, më së shumti (19) në Shkup dhe nga grupmosha mbi 60 vjeç (80,3 për qind).

Në javën e kaluar (13-19 dhjetor) janë regjistruar 36 të riinfektuar me koronavirus, ndërsa nga fillimi i epidemisë gjithsej janë regjistruar 1013 të riinfektuar gjegjësisht 0,46 për qind prej gjithsej 221.411 të infektuar deri më 19 dhjetor.

Janë hospitalizuar 347 pacientë që është për 18,7 për qind më pak nga java paraprake. Prej tyre, 243 janë në mbështetje të oksigjenit dhe 12 në ventilim mekanik.

Sipas të dhënave të ISHP-së për ditën e djeshme, janë regjistruar 335 raste të reja me KOVID-19 prej 3543 testimeve, prej të cilëve 179 në Shkup. Ishin evidentuar 515 pacientë të shëruar dhe 13 persona të vdekur. Tetë kanë vdekur për 24 orë, ndërsa pesë janë me datën e vdeljes nga 26 nëntori deri më 16 dhjetor 2021. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes si pasojë e koronavirusit arriti 7838. Raste aktive në mbarë shtetin janë 5182.

Me vendimin më të ri të autoriteteve gjermane, u lejohet hyrje e pakufizuar në Gjermani të gjithë shtetasve të Maqedonisë së Veriut e cila më nuk konsiderohet si “kovid rajon i rrezikshëm” në Republikën Federale të Gjermanisë.

Related posts

Disa raste të ish-PSP-së do të nisin nga e para

D V

Koalicioni LSDM-BDI kritikohet nga partitë opozitare

D V

Zaev: Përgëzoj futbollistët tanë që na dërgojnë në balotazh dhe na e ofruan këtë gëzim

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More