Agjencia Zhurnal.mk.

Ulja e TVSH-së për energjinë elektrike në seancë plenare

Shkup, 15 korrik – Kuvendi sot, në kuadër të vazhdimit të seancës së 45-të, do të votojë për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për vlerën e shtuar, me procedurë të shkurtuar, me të cilin parashikohet ulje e TVSH-së për energjinë elektrike nga 18 në 5 për qind.

 

Ndryshimet ligjore propozohen nga Qeveria dhe ato parashikojnë që ato të zbatohen nga 1 korriku.

Në seancën e 45-të, deputetët do të diskutojnë për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për personat e paregjistruar në Librin amë të të lindurve, në procedurë të shkurtuar, Projektligjin për plotësimin e Ligjit për veprimtari kërkimore shkencore, Projektligjin e plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligji për arsimin e lartë, propozimi plotësuar i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor në lexim të dytë, si dhe për Projektligjin për ndërmjetësim në leximin e parë.

Related posts

Paraqiten 500 amendamente në Propozim-ndryshimet e Kodit Zgjedhor

D V

KSL: Në vend që të thoni se administratorët janë të korruptuar, rrituani pagat atyre

Z H

Gjermania e klasifikon Maqedoninë si zonë me rrezik të lartë, të pavaksinuarit do të shkojnë në karantinë 10-ditore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More