Agjencia Zhurnal.mk.

Ulja e CO2, përcaktuese për ndryshimet klimatike

Ekonomistët dhe drejtuesit e biznesit që marrin pjesë në Forumin e Zhvillimit të Kinës 2021 vlerësuan gatishmërinë e Pekinit zyrtar për t’i dhënë përparësi uljes së emetimeve të karbonit. Duke u ndalur në angazhimin e Kinës për të arritur neutralitetin e karbonit deri në vitin 2060, të pranishmit në samit diskutuan mundësitë dhe përvojat e suksesshme në industri, citon “Xinhua”.

 

“Plani i Kinës për të arritur neutralitetin e karbonit deri në vitin 2060 dhe gatishmëria për të arritur para kohe pikun e emetimeve të CO2 ishte ndoshta një nga risitë më të mëdha të vitit 2020 në luftën kundër ndryshimeve klimaterike”, -deklaroi Jean-Pascal Tricoire, presidenti dhe administratori i deleguar i “Schneider Electric”.

Mark Cutifani, drejtori ekzekutiv i “Anglo American plc”, tha se kompania e tij do të donte të punonte me Kinën për të ulur emetimet e makinave, duke furnizuar metalet e nevojshme për të bërë bateri të automjeteve elektrike dhe duke ofruar plehra kimikë ekologjikë për mjedisin, për të ulur ndotjen dhe emetimet në sektorin kinez të bujqësisë.

“Angazhimi i Kinës për zhvillim ekologjik dhe të qëndrueshëm tashmë ka filluar falë zhvillimeve të arritura në biznes dhe shoqëri. Vendi ka bërë progres kundër kërcënimit të ndryshimit të klimës”, -tha Kevin Sneader, partneri menaxhues i “McKinsey & Company”, duke theksuar se Kina përbënte gati një të tretën e investimeve totale globale në energjinë e rinovueshme në vitin 2018 dhe zotëron më shumë se 95% të flotës së autobusëve elektrike në botë, si dhe gati gjysmën e të gjitha automjeteve për pasagjerët plotësisht elektrikë.

Related posts

Jo vetëm Caroline-n? Dyshime se piloti grek ka vrarë dhe shokun e ngushtë!

Redaksia

Estonia ndalon kremtimet e 9 majit – dita kur shfaqen simbolet ruse

Xh M

Në ‘Fshatin e pikturuar’ të Ukrainës teksa lufta po afrohet

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More