Agjencia Zhurnal.mk.

Ulet piku i valës së katërt nga Covid

Shkup, 21 shkurt – Numri i rasteve aktive me KOVID-19 në vend është 7.595. Në 24 orët e fundit janë kryer 3974 testime, janë regjistruar 668 raste të reja me KOVID-19 dhe janë regjistruar 81 riinfeksione. Janë shëruar 887, ndërsa janë raportuar shtatë vdekje, të gjitha me sëmundje shoqëruese.

Sipas buletinit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, deri më tani në vend janë kryer 1.870.093 testime. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID që nga fillimi i epidemisë arrin 293.328, numri i të shëruarve 276.835, ndërsa numri i të vdekurve është 8.898.

Autoritetet shëndetësorë vlerësojnë se piku i valës së katërt është në rënie dhe se situata epidemiologjike po përmirësohet dalëngadalë. Megjithatë, për lehtësimin e mundshëm të masave mbrojtëse, do të priten rezultatet e ekzaminimit serrologjik.

Greqia i ka lehtësuar gradualisht masat që nga 19 shkurti i këtij viti, shumica e të cilave janë vendosur para Vitit të Ri. Lejohet qëndrimi në kafene dhe klube, në sektorin privat dhe publik zvogëlohet numri i të punësuarve që punojnë nga shtëpia, garat sportive do të zhvillohen me audiencë deri në 50 për qind të kapacitetit, si dhe lejohet organizimi i ekskursioneve shkollore.

Sipas vendimit ministror të botuar në Gazetën zyrtare, maska ​​është ende e detyrueshme si brenda ashtu edhe jashtë, me përjashtim të fëmijëve deri në katër vjeç dhe nuk ka ndryshime për sa i përket dokumentit për KOVID, gjegjësisht certifikatës së vaksinimit, vërtetimit për kalimin e sëmundjes ose testin negativ PCR, të detyrueshëm pothuajse kudo në Greqi.

Certifikatat e vaksinimit, edhe pse për hyrje në Greqi është valide nëntë muaj pas marrjes së dozës së dytë, në brendësinë e vendit janë të vlefshme për shtatë muaj dhe pa asnjë kufizim për ata që kanë dozë përforcuese.

Ngjashëm është edhe me vërtetimin për kalimin e infeksionit të KOVID, për hyrje është i vlefshëm 180 ditë, por aty ku është i detyrueshëm në vend, nuk duhet të kalojë më shumë se 90 ditë pas testit të parë pozitiv.

Nga 1 marsi, Izraeli do të lejojë hyrjen për të gjithë turistët e huaj, pavarësisht nëse janë të vaksinuar kundër koronavirusit. Për të hyrë në Izrael do të duhen ende dy teste negative PCR, një i marrë para hyrjes në vend dhe tjetri pas hyrjes në Izrael. Aktualisht, vetëm shtetasit e huaj të vaksinuar lejohen të hyjnë në Izrael.

Izraeli mbylli për herë të parë kufijtë e tij për të huajt në mars të vitit 2020.

Pallati i Bakingamit ka bërë të ditur se mbretëresha Elizabeta është pozitive me Kovid-19. Ajo ka “simptoma të lehta të ngjashme me ftohjen”, por pritet të vazhdojë me “detyrimet e lehta” në Uindzor gjatë javës së ardhshme. Do të vazhdojë të marrë ndihmë mjekësore dhe do t’i përcjellë të gjitha udhëzimet adekuate.

Related posts

Taravari mesazh funksionarit të BDI-së që shpërndante mbrëmë ilaçe

Xh M

Stirk: Zgjedhjet kanë qenë të qeta dhe demokratike

Xh M

Mbi 24 mijë fletë votimi të pavlefshme në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky