Agjencia Zhurnal.mk.

Ulet konsumimi i bukës, shkak largimet masive të shqiptarëve

Konsumi i bukës vlerësohet në rënie në Shqipëri i reflektuar dhe në rënien e ndjeshme të importeve të drithërave. Për 8 mujorin 2023, importet e drithërave në sasi ishin rreth 16% më të ulëta se e njëjta periudhë e 2021, sipas të dhënave të INSTAT.

Operatorët e tregut e lidhin këtë tendencë me dy faktorë, së pari ndryshimi i stilit të jetesës drejt një regjimi më të shëndetshëm që ka ulur konsumin e brumërave dhe që ka qenë gradual dhe së dyti me efekt të dukshëm ka qenë emigracioni i viteve të fundit, sidomos i të rinjve që janë dhe konsumatorët më të mëdhenj të brumërave.

Për sa i përket kërkesës së produkteve të brumit, sipas Shoqatës së Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave këtë vit, gjatë sezonit turistik dhe në vijim patën më tepër shitje dyqanet e produkteve fast food. Me largimin e turistëve të huaj dhe emigrantëve, në dyqanet e tregtimit të bukës, produkteve të tjera të brumit dhe pastiçerive ka nisur të ndihet rënia e kërkesës deri në 20%, përveç produkteve fast food që ende janë në rritje.

Related posts

Gërvalla takohet me ministrin britanik për Evropë

Xh M

LDK themelon 21 departamente

Xh M

MPJ e konfirmon arrestimin e Kryeshefit të KRU Gjakova, Hasan Krasniqit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy