Agjencia Zhurnal.mk.

Ukraina s’do ta njohë Kosovën, thotë ambasadori i saj në Beograd

Qëndrimi i Ukrainës në raport me pavarësinë e Kosovës nuk pritet të ndryshojë. Kështu së paku është shprehur ambasadori i Ukrainës në Beograd, Volodymyr Tolkach, gjatë një takimi me kryetarin e Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliç. Sipas komunikatës së lëshuar nga Kuvendi i Serbisë, thuhet se “ambasadori Tolkach konfirmoi se qëndrimi i Ukrainës për çështjen e Kosovës nuk do të ndryshojë”, shkruan KlanKosova.

 

“Dy vendet tona kanë detyrën e vështirë për të mbrojtur parimet e së drejtës publike ndërkombëtare. Jemi të vetëdijshëm se situata në Kosovë nuk është e lehtë dhe do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje të fuqishme për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit tuaj. Parimet duhet të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe siç theksojnë zyrtarët serbë, kur mbrojmë integritetin tonë, ne e mbrojmë atë edhe për të tjerët”, tha Tolkach.

Orliçi me këtë rast falënderoi Ukrainën “për qëndrimin e saj parimor për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë” dhe deklaroi se “Serbia mbron respektimin e së drejtës publike ndërkombëtare dhe respektimin e plotë për integritetit territorial dhe sovranitetit të të gjitha shteteve anëtare të OKB-së”.

“Fatkeqësisht, ne e dimë se ka nga ata që me fjalët e tyre mbrojnë parimet e së drejtës ndërkombëtare, por haptazi i shkelin ato, si në shembullin e Kosovës”, tha ai dhe shtoi se “Prishtina edhe një herë po përpiqet të kërcënojë paqen me lëvizje të njëanshme dhe të rrezikshme”.

Related posts

Kush janë 9 diplomatët e lartë që mund të dëshmojnë pro Thaçit në Gjykatën Speciale?

Xh M

Ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor, Amerika shpreh sërish mbështetje për Kosovën e Bosnjën

D V

Kurti bënë thirrje për vaksinim: Pasnesër shënojnë administrimin e 1 milion dozave të vaksinës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More