Agjencia Zhurnal.mk.

Ukraina gati për kundërsulmin e madh

Ukraina është gati për ta nisur kundërofensivën e madhe të pritur kundër forcave të Rusisë.

Këtë ia ka thënë BBC-së, Oleksiy Danilov, njëri nga zyrtarët më të lartë të sigurisë në Kiev, transmeton KlanKosova.tv.
Ai nuk ka thënë një datë por që ka thënë se një sulm për rimarrje të territorit të okupuar nga Vladimir Putin mund të nisë “nesër, pasnesër apo brenda javës”.

Danilov ka bërë me dije se qeveria ukrainase “s’ka të drejtë gabimi” në vendimin e marrë ngase sipas tij kjo është një mundësi historike që nuk duhet humbur.

Derisa ka dhënë intervistën për BBC-në përmendet se ka marrë një telefonatë nga presidenti Volodymyr Zelensky për të diskutuar rreth kundërsulmit.

Daniloq është njeriu kryesor në kabinetin e Zelensky për luftën që po bën Ukraina.

Related posts

Takimi Gjelaj- Dedivanaj: Diaspora shqiptare një ndër faktorët kryesorë të zhvillimit të komunës së Tuzit

Xh M

Vallet ujgure “Samavari i gjyshit” dhe “Fryma e Dragoit dhe e Kalit”

Xh M

Dy vjet luftë në Ukrainë, Presidentja e Komisionit Evropian viziton Kievin

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy