Agjencia Zhurnal.mk.

Ukraina akuzon Rusinë se me forcë po i detyron banorët të votojnë në referendum

Trupat ruse janë përgatitur për ta nisur referendumin në zonat ukrainase me banorë rusë, raportoi BBC-ja.

 

Shtabi i Përgjithshëm ukrainas njoftoi të enjten se në Kherson, përfaqësuesit rusë po përpiqen t’i marrin të dhënat personale të banorëve, me pretekstin për ndarje të ndihmave humanitare.

“Në qytetin Starobilsk, në rajonin e Luhanskut, autoritetet pushtuese ndaluan popullsinë vendase të largohet nga qyteti mes 23 dhe 27 shtatorit. Sipas informacioneve të disponueshme, pushtuesit po krijojnë grupe të armatosura për t’i detyruar banorët të marrin pjesë në referendum”, njoftoi Shtabi ukrainas.

Gjithashtu, u bë e ditur se rusët po i bëjnë përgatitjet për filmime propagandistike, me qëllim të nxitjes së popullatës.

“Në territorin e pushtuar të Zaporizhzhias, banorëve iu premtuan shpërblime në para dhe pajisje shtëpiake. Banorëve iu tha se do të marrin edhe pasaporta dhe nënshtetësi ruse”.

Nga 23 deri më 27 shtatori pritet të mbahen referendume në rajonet ku kontrollohen nga trupat ruse.

Related posts

Panair tregëtar i shërbimeve per te shfaqur paisjet e teknologjise se larte.

Z.H

Modi porosit Putinin: Nuk është koha për luftë

Xh M

Bjellorusia pastron kampet e emigrantëve

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More