Agjencia Zhurnal.mk.

Ujku sulmon bagëtinë në fshat, viçit i mbeten vetëm koka e këmbët

Ndryshimi i stinëve dhe ulja e temperaturave ka bërë që kafshët e egra të shfaqen gjithnjë e më shumë në zonat e banuara.

 

Sipas asaj që raporton gazeta Express, një ujk ka zbritur pranë banesës së veteranit të UKÇ-së, Mehmet Hasani në Nikovaz të Gjakovës, dhe i ka ngrënë atij një viç.

Në foto shihet se viçi është sulmuar kryesisht në stomak, ndërsa i ka mbetur vetëm koka, brinjët dhe këmbët.

Mehmet Hasani tha ujku ia kishte sulmuar bagëtinë rreth orës 4 të mëngjesit.

“I kam pasë tre viça. Tani më mbetën dy”, thotë ai.

Hasani tha se ka dëgjuar se ujku ka sulmuar edhe në disa fshatra përreth.

Related posts

Kurti udhëton drejt Norvegjisë

D V

Zulfaj: Serbia s’e pranon Kosovën si të barabartë, prandaj s’marrim pjesë në “Open Ballkan”.

Xh M

Operacioni policorë në pikën kufitare të Vërmicës, mbi 20 zyrtarë policor të Kosovës të arrestuar 

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More