Agjencia Zhurnal.mk.

Uji i pijshëm në Tetovë është i sigurt

Tetovë, 4 nëntor – Uji i pijshëm në Tetovë është  isigurt për përdorim, treguan hulumtimet plotësuese të Qendrës për Shëndet Publik para paraqitjes së shijes dhe erës së pazakontë para dy ditësh. Prej atje thonë se tani uji për pije mund të përdoret pa kufizime.

 

“Tërhiqet rekomandimi për të mos pirë ujë. Për shkak të shkëputjes së prurjeve nga ujësjellësi i ri kishte mungesë në disa pjesë të qytetit. Nga orët e pasdites  uji nga sistemi i ri gradualisht do të përfshihet por këtë herë vetëm nga lumi Shkumbin, ndërsa jo edhe nga lumi Leshniçka”, informon dr. Ratko Davidovski nga Qendra për Shëndet Publik.

Qendra çdo ditë kryen kontroll të cilësisë së ujit në ujësjellësin e qytetit. Kjo dukuri viteve të fundit tejkalohej edhe me klorinim të përforcuar, ndërsa sipas  përvojave të deritanishme  era e keqe dhe shija zhdukej për disa ditë.

Edhe në teorinë dhe praktikën botërore, ekzistojnë monstra të tilla kur shfrytëzohen ujëra sipërfaqësor, siç është me sistemin e ri të furnizimit me ujë i cili merr ujë nga lumenjtë malor. 

Related posts

Zaev në Brdo: Nëse deklaratat e BE-së nuk përkthehen në vepra, zhgënjimi do të jetë i madh

D V

Zaev: Të drejtat e qytetarëve tanë garantohen me Kushtetutë pavarësisht grupeve etnike

D V

Panovski: Nuk do të rekomandoja vaksinim të fëmijëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More