Agjencia Zhurnal.mk.

UEFA ‘pajtohet’ me Mourinhon dhe Romën për paraqitjen e dobët të Anthony Taylor

UEFA raportohet se po shqyrton performancën e gjyqtarit Anthony Taylor në finalen e Ligës së Evropës dhe ‘pajtohet’ me pretendimet e Jose Mourinhos.

Mourinho ‘goditi’ gjyqtarin e Ligës Premier pas paraqitjes së tij në finalen e Ligës së Evropës javën e kaluar midis Sevillës s dhe Romës.

Sevilla mundi Romën 4-1 me penallti, me trajnerin portugez që bëri të njohura ndjenjat e tij për paraqitjen e Taylor pas vërshëllimës së fundit.

Shpërthimi i tij bëri që 44-vjeçari të sulmohej në aeroportin e Budapestit në skena tronditëse, me tifozët që përkrahen menaxherin e tyre portugez.

Sipas mediave Calciomercato dhe Corriere dello Sport, Mourinho dhe Roma nuk ishin të vetmit që kritikuan paraqitjen e Taylor në finalen e Ligës së Evropës.

Raportet thonë se UEFA ‘pajtohet’ me pretendimet e 60-vjeçarit portugez dhe do të shqyrtojë performancën e gjyqtarit anglez.

Besohet se emëruesi i gjyqtarëve të UEFA-s, Roberto Rosetti nuk ishte i impresionuar me trajtimin e disa situatave nga Taylor. Nga prekja e topit me dorë nga Fernando deri tek penalltia që akordoi për Sevillën, e cila u përmbys nga VAR-i.

Kjo mund të nënkuptojë se atij nuk do t’i jepet një detyrë tjetër e profilit të lartë si një finale e madhe e Kupës Evropiane. 

Related posts

Lewandowski zbulon kohën e pensionimit të tij nga futbolli

D V

Benaser: Ende besojmë se jemi në garë për titullin kampion

Xh M

Carragher emëron lojtarin ‘më me ndikim’ në Ligën Premier, e cilëson ende të nënvlerësuar

D V