Agjencia Zhurnal.mk.

UEFA dhe CONMEBOL me marrëveshje, Brazili dhe Argjentina pjesë e Ligës së Kombeve

Skuadrat e Amerikës së Jugut mund t’i bashkohen turneve të UEFA-s, ku kombëtare si Argjentina e Brazili do të konkurrojnë përballë atyre të kontinentit tonë.

 

Nuk është vetëm mendim, por tani është një plan i bujshëm që mund të vihet në praktikë shumë shpejt.

Zëvendëspresidenti i UEFA-s, Zbignieë Boniek, ka zbuluar në një intervistë të dhënë së fundmi se ka UEFA praktikisht e ka vendosur se që në edicionin e vitit 2024, 10 ekipet e CONMEBOL do t’u bashkohen 55 skuadrave të kontinentit për këtë turne.

“Ky është edicioni i fundit i Ligës së Kombeve që do të zhvillohet me këtë format. Kemi zhvilluar një takim me CONMEBOL dhe që nga vitit 2024, skuadrat e Amerikës së Jugut do t’i bashkohen turneut.”

“Si do të jetë formati? Po punojmë për të. Kalendari për ndeshjet e kombëtareve është shumë i ngushtuar ndaj nuk kemi shumë mundësi manovrimi”, ka thënë Boniek.

Plani fillestar sheh që në edicionin e vitit 2024, gjashtë ekipet e para të CONMEBOL t’i bashkohen menjëherë Ligës A, e sigurisht mes tyre janë edhe Argjentina e Brazili.

Ndërsa katër skuadrat e tjera do ta nisin fillimisht në Ligën B.

Ashtu si skuadrat e evropiane, në turnetë pasardhës edhe ekipet e Amerikës së Jugut pritet t’i nënshtrohen rregullave të ngjitjes dhe rënies nga liga përkatëse. 

Related posts

Renditja e FIFA, Shqipëria në vendin e 66

Z H

Formacioni më i mirë në Ligën Premier deri tani këtë sezon – Figurojnë emra si Salah dhe Dias, mungon CR7

D V

Torreira ndodhet në Itali për kompletimin e transferimit te Fiorentina nga Arsenali

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More