Agjencia Zhurnal.mk.

Udhëtari misterioz i cili ka dalë gjallë nga autobusi është nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Sofje, 25 nëntor – Prokuroja bullgare, Sijka Mileva, gjatë konferencës së sotme për media, nuk u përgjigj në pyetjen se a është 36 vjeçari  Shaip Nauf Al Salah, shtetas i Emirateve të Bashkuara Arabe udhëtari misterioz. Emrin e tij e kanë parë familjarë të të mbijetuarve në listën që e kanë marrë nga autoritetet bullgare. Këtë e pohon edhe djali i shoferit të dytë, i cili ka humbur jetën në vend ngjarje.

 

Në listën zyrtare të të mbijetuarve të cilën e publikoi MPJ e Maqedonisë së Veriut, nuk qëndron emri i shtetasit arab.

Hetuesit bullgar, në mënyrë shtesë do të hetojnë kush është ky njeri dhe ku gjendet. Nëse ai ka shpëtuar nga autobusi i djegur dhe më pas në mënyrë misterioze është zhdukur natën.

Sipas Prokurorisë bullgare, nga autobusi janë nxjerr trupat e 44 personave, për të cilët pason procesi i identifikimit në ditën në vazhdim, pas cka të njëjtit do të dërgohen tek familjarët në Maqedoninë e Veriut.

Disa orë para aksidentit, në pikëkalimin kufitar Kapitan Andreevo, nga drejtimi i Turqisë ka hyrë një autobus, në pronësi të agjencisë turistike “Besa Trans” me 52 udhëtarë dhe ata janë evidentuar nga shërbimet kufitare bullgare.

Nëse mblidhet numri i viktimave 44 dhe numri i të mbijetuarve 7 atëherë ato janë gjithsej 51 persona, për dallim nga ajo se në pikëkalimin kufitar jaën evidentuar 52, ka theksuar prokurorja bullgare Sijka Mileva.

Mungon një udhëtar, ndërsa kjo përputhet edhe me deklaratën e njërit nga dëshmitarët e mbijetuar i cili ka thënë se 8 persona kanë dal të gjallë nga autobusi.

Sarafov: Nuk ka dyshime për akt terrorist

Zëvendëskryeprokurori bullgar Borislav Sarafov ka deklaruar sot se sipas ekspertizës mjeko-ligjore, të gjitha viktimat e aksidentit në Bullgari, kanë vdekur nga zjarri.
Sipas tij, deri tani, dyshimi më i madh është gabimi njerëzor, sinjalizim i dobët.

Sipas Sarafov, është analizuar edhe sinjalistika e dobët rrugore dhe organizimi i trafiku, ku është konstatuar se organizimi i lëvizjes në magjistrale është i dobët.

“Nuk pati akt terrorist dhe eksplodim”, theksoi Sarafov.
Njerëzit nuk kanë mundur të dalin sepse rruga deri te dyert e para është pengur nga zjari, kurse dera e pasme ëshstë ngatërruar me pankinën mbrojtëse mes dy korsive rrugore. Ekzistojnë gurmë të frenimit, por nuk është e qartë se pe autobusi ka kthyer në anën e djathtë.

Related posts

Gjatë javës u shënuan qindra vdekje të pacientëve të infektuar me Kovid-19, thuajse dyfishim të rasteve aktive

D V

Analizë/ A po shkon LSDM në “FERR” ! Rrugë të pakthyer

N E

RMV, Qeveria e miratoi propozim ligjin për kanabisin, VMRO-DPMNE paralajmëroi bllokadë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More