Agjencia Zhurnal.mk.

Udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar do të duhet të hyjnë në karantinë me të mbërritur në Itali

Nga e hëna, Italia do të vendosë karantinë pesë-ditore për udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar, mes shqetësimeve në rritje në lidhje me përhapjen e variantit Delta.

 

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, qeveria italiane tha se udhëtarëve nga MB-ja do t’iu kërkohet gjithashtu që të jenë të pajisur me teste të detyrueshme të COVID-19.

Italia, megjithatë, do të hapë dyert për SHBA-në, Kanadanë, Japoninë dhe BE-në, me kusht që vizitorët e vërtetojnë se janë vaksinuar ose që kanë rezultuar kohët e fundit negativ nga coronavirusi.

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, shtoi se masa për ndalimin e njerëzve që vijnë nga India, Bangladeshi dhe Sri Lanka do të mbetet ende në fuqi. 

Related posts

Australia dhe Zelanda e Re kërkuan nga qytetarët e tyre ta braktisin Ukrainën

D V

Lavrov: Rusia është e gatshme të bisedojë me SHBA-në për shkëmbimin e të burgosurve

Xh M

Këshilli i Sigurisë së OKB-së nesër mbledhje emergjente për shkak të dhunës në Rripin e Gazës

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More