Agjencia Zhurnal.mk.

Udhëheqësit e G20-s angazhohen për bashkëpunim për të zgjidhur sfidat globale

Samiti i 17-të i Grupit të 20-s (G20) ritheksoi të mërkurën angazhimin për bashkëpunim për të përballuar sfidat ekonomike globale.
Në një deklaratë të miratuar në fund të samitit dyditor, udhëheqësit e G20-s vunë në dukje nevojën e bashkëpunimit për të arritur rimëkëmbjen ekonomike globale, për të trajtuar sfidat globale dhe për të hedhur themelet për një rritje të fortë, të qëndrueshme, të balancuar e përfshirëse.
Vendet e G20-s shprehën po ashtu përkushtimin për të mbështetur vendet në zhvillim, veçanërisht vendet më pak të zhvilluara dhe vendet e vogla ishullore në zhvillim, në përgjigjen ndaj sfidave globale dhe arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Vazhdueshëm.
Udhëheqësit e G20-s theksuan gjithashtu bashkërendimin për të arritur një rimëkëmbje globale të fuqishme, përfshirëse e elastike dhe një zhvillim të qëndrueshëm që siguron vende pune dhe rritje .

 

Duke folur në samitin e G20-s të mërkurën, presidenti kinez Xi Jinping nxiti përpjekjet për të krijuar bashkërisht një mjedis të hapur, përfshirës, të drejtë e jodiskriminues për zhvillimin e sektorit digjital.
“Vendet duhet të punojnë së bashku për të nxitur ndërlidhshmërinë në epokën digjitale e të marrin masa efektive për të përmirësuar aftësitë e njohuritë digjitale të të gjithë njerëzve, duke ndihmuar veçanërisht vendet në zhvillim dhe grupet më të cenueshme për t’u integruar në valën digjitale dhe duke u përpjekur për të eliminuar ndarjen digjitale. Kina ka shpallur Nismën e Rrugës Digjitale të Mëndafshit dhe e ka bërë ekonominë digjitale një fushë kyçe bashkëpunimi në Nismën e Zhvillimit Global, dhe pret me kënaqësi të bashkëpunojë me të gjitha palët në këtë aspekt,” vuri në dukje ai.
Presidenti Xi theksoi më tej se G20-a duhet të mbështesë multilateralizmin, t’i japë përparësi zhvillimit dhe të eliminojë ndarjen digjitale, duke ndjekur zhvillimin e nxitur nga risitë për të ndihmuar në rimëkëmbjen pas pandemisë.

Related posts

Gebrejsus: Omikroni është lloj i rrezikshëm i koronavirusit

D V

SHBA-ja e kufizon përdorimin e minave kundër këmbësorisë

Xh M

Plagosen dy gazetarë në Ukrainë

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More