Shkup, 25 janar – Në mbledhjen e sotme të 20-të të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, filmologia Mimi Gjorkoska Ilievska është zgjedhur kryetare e Bordit për Ndarjen e Çmimit Shtetëror “23 Tetori” për arritjet shumëvjeçare në lëmin e shkencës, kulturës, arsimit, interesave shtetërore dhe promovimin e prioriteteve shtetërore, vlerave dhe trashëgimisë kulturore – historike në Republikë.
Anëtarë të rinj të këtij Bordi u zgjodhën Millovan Stefanovski, shkrimtar, Rolando Kotirov, punonjës sportiv, Lubisha Stankoviq, gazetar, Lira Bojku, shkrimtare, Maria Pandevska, historiane, Tomisllav Osmanli, shkrimtar, Pero Arsovski, aktor, Lulzim Haziri, shkrimtar, Sergej Andreevski, artist, Lidia Millkoviq, mjeke, Sllobodan Despotovski, punonjës filmi dhe Elena Grujovska, profesoreshë universitare.
Në rend dite të këtij Komisioni ishte edhe pika Propozim-Rregullorja për ndryshim të Rregullores së Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve në Kuvend. Kryetarja e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, Maria Georgievska informoi se deri në fillim të vazhdimit të sotëm të mbledhjes së 20-të nuk janë dorëzuar propozime për ndryshime të Rregullores së Komisionit kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve.
Ajo potencoi se që të mundet Komisioni të debatojë për këtë pikë është e nevojshme që propozimet për ndryshime të Rregullores së Komisionit të dorëzohen me shkrim te kryetari, gjegjësisht Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve.
Georgievska e ndërpreu punën e kësaj mbledhjeje në Komision, ndërsa në mënyrë shtesë do të njoftohen anëtarët e Komisionit për vazhdimin e saj.