Agjencia Zhurnal.mk.

U zëvendësua në fund të ndeshjes, ylli i Celtikut nuk u ul në bankinë – por filloi t’i mblidhte mbeturinat skaj fushës

Celtic u mposht nga Bayer Leverkusen në Ligën e Evropës të enjten mbrëma, por të paktën një nga lojtarët e tyre tregoi klas të shkëlqyeshëm me sjelljen e tij.

 

Skuadrës së Superligës skoceze iu dha humbja e dytë në këtë garë, duke e bërë të pamundur përparimin e tyre në raundin tjetër.

Ndërsa gjërat nuk shkuan aspak mirë në fushë, me ekipin që humbi 4-0, pati një moment për tifozët për të festuar, me Kyogo Furuhashi duke treguar klasën e tij.

Sulmuesi japonez u largua nga fusha në minutën e 74 -të, pasi bëri rikthimin e tij pasi ishte i padisponueshëm që nga pushimi i fundit ndërkombëtar.

Në vend që të ulej në bankën rezervë, Kyogo vendosi të duartrokiste tifozët në Celtic Park dhe më pas mblodhi mbeturinat nga skaji i fushës, të hudhura nga tifozët.

Nuk është hera e parë që lojtarët japonezë janë vlerësuar për këso veprime, me ekipin kombëtar duke u pastruar në dhomën e zhveshjes gjatë Kupës së Botës në vitin 2018.

Më pak se një vit më vonë, ekipi ishte përsëri duke garuar, këtë herë pasi u eliminua nga Kupa e Azisë nga Katari dhe la dhomën e zhveshjes të rregulluar para se të nisej për në shtëpi.

Nuk janë vetëm lojtarët ata që pastrojnë kështu dhomën e zhveshjes apo fushën, me tifozët gjithashtu të njohur për të pastruar tribunat pas ndeshjeve.

Në qershor të vitit 2019, ekipi i grave japoneze mundi Skocinë në fazën e grupeve të Kupës së Botës për femrat dhe pas ndeshjes, tifozët u panë duke mbledhur mbeturina në tribuna.

Related posts

Pse Dritan Shakohoxha i dha fund komentimit?

Z H

Southgate publikon listën, Tomori ftohet pas paraqitjeve fantastike me Milanin

D V

Ansu Fati ende nuk ka rinovuar, Jorge Mendes ia ofron Manchester Cityt

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More