Agjencia Zhurnal.mk.

U vra sepse refuzoi të martohej me kushëririn, historia e të Bukurës së Bagdadit që preku të gjithë

Nourzan Al-Shammari, një vajzë e re 20-vjeçare nga Bagdati, e njohur si “E bukura e Bagdatit”, është vrarë brutalisht nga tre burra me thikë, pasi kishte refuzuar të martohej me kushëririn e saj. Ngjarja e rëndë ka shkaktuar zemërim të madh në të gjithë Irakun, pasi pamjet e krimit të tmerrshëm janë shpërndarë edhe në mediat sociale.

 

Siç raporton The Mirror, Al-Shammari po kthehej në shtëpi nga puna, kur në mes të rrugës u ndal nga tre burra që mbanin thika dhe shami.

Sipas mediave lokale, shkaku i fundit tragjik ishte “vrasje për nder” pas refuzimit të martesës për të disatën herë.

Policia ka arrestuar vëllain e Nourzan, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në vrasje, por edhe dy kushërinjtë e saj janë në kërkim.

Aktivistë të shumtë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë nisur protestat duke dënuar aktin e rëndë.

Nourzan ishte martuar edhe një herë tjetër në moshën 13-vjeçare, sërish pa dëshirën e saj.

Related posts

Një javë pas ndarjes nga Don Xhoni, modelja ruse në krahët e një tjetri?

D V

Konferenca Teatrore me rekomandime të dobishme për tejkalimin e krizës së kritikës

Xh M

Jonida Maliqi iu bën qejfin fansave duke publikuar këtë foto të “outfitit” të saj

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More