Agjencia Zhurnal.mk.

U varros për së gjalli nga partneri por gërmoi tokën me thonj dhe mbijetoi

Historia e trishtë i përket Stacey Gwilliam një gruaje nga Wellsi që u vra mizorisht nga partneri i saj dhe u varros në një fushë golfi.

 

Stacey dhe partneri i saj Keith Hughes po shëtisnin në breg të detit, në Langland Bay të Sëansea, kur papritur u përfshinë në një sherr me njëri-tjetrin, shkruan Daily Mail.

Kaq u desh dhe partneri i saj u nervozua dhe e dhunoi. Ai u përpoq t’i këpuste qafën partneres, por në pamundësi të bëjë këtë, ai e groposi në një fushë golfi. Gruaja arriti të mbijetojë dhe duke gërmuar tokën me thonj, arriti të dalë nga gropa.

Në 2015, ngjarja bëri bujë, teksa pasi arriti të shpëtojë nga errësira që ishte në gropë e të dilte nga aty, 40-vjeçarja nisi të vuajë nga çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD), ankthi, depresioni dhe paniku që prej ngjarjes së rëndë.

Ajo po ashtu vuante nga pneumonia si pasojë e varrosjes për së gjalli. 40-vjeçarja e cila ishte nga Toënhill, vdiq Nëntorin e vitit të shkuar në shtëpinë e saj, për shkak të një infeksioni në kraharor. Vetë Stacey tregoi sesi i shpëtoi vdekjes dhe qëndroi për gati 3 javë në koma dhe ndërroi jetë 6 vite më pas.

https://www.facebook.com/v2.8/plugins/comments.php?app_id=725838694246556&channel=https%3A%2F%2Fstaticxx.facebook.com%2Fx%2Fconnect%2Fxd_arbiter%2F%3Fversion%3D46%23cb%3Df92fded1125f94%26domain%3Dnoa.al%26is_canvas%3Dfalse%26origin%3Dhttps%253A%252F%252Fnoa.al%252Ff5e8bbc72cbdea%26relation%3Dparent.parent&container_width=769&height=100&href=https%3A%2F%2Fdevelopers.facebook.com%2Fdocs%2Fplugins%2Fcomments%3Fhref%3D%2Flajmi%2F2022%2F09%2F2345823.html&locale=en_US&numposts=5&sdk=joey&version=v2.8&width=

Related posts

BE kërkon hetime ndaj akuzave për dëbimet e dhunshme

N E

Anija me migrantë fundoset afër ishullit grek

D V

Shoigu dhe Gerasimov, dy gjeneralët rusë që u zhdukën me kodet bërthamore

adijanzh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More