Shkup, 28 nëntor – Prof. dr. Afrim Osmani, profesor universitar është fituesi i këtij viti i shpërblimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” në fushën e edukimit dhe arsimit. Në fushën e kulturës dhe artit shpërblimi këtë vit i ndahet akademikes Vllada Urosheviq, shkrimtare dhe Ismet Ramiqeviq, artist i artit figurativ. Në fushën e shëndetësisë, shpërblimi i ndahet prof.dr. Sashko Jovev, kardiokururg, njoftoi sot Sektori për Ndjekje, Zhvillim dhe Mbështetje Logjistike pranë Ministrisë së Kulturës.
“Bordi për ndarjen e çmimit shtetëror Shën Klimenti i Ohrit, në pajtueshmëri me Ligjin për çmimet shtetërore dhe Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për çmimet shtetërore (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 52/06, 54/07, 74/12, 99/18. dhe “Gazeta Zyrtare e RMV” nr. 98/19), dhe Rregullorja e punës së Bordit, në seancën e mbajtur më 03.11.2022, mori vendim për ndarjen e çmimit shtetëror Shën Klimenti i Ohrit për vitin 2022 për mirënjohjen më të lartë për arritjet shumëvjecare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe avancimit të mjedisit njerëzor dhe në veprimtarinë shoqërore me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesë.
Çmimi do t’u dorëzohet fituesve më 8 dhjetor të vitit 2022 në ora 12:00, në sallën e ceremonive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kryetar i Bordit për shpërblimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” është akademik Gazanfer Bajram