Agjencia Zhurnal.mk.

U rikthye dhe fitoi menjëherë Superkupën, Festim Alidema: Besoj që me Batatinën do të kemi suksese të mëtutjeshme

Në këtë ndeshje protagonist kryesor ishte i rikthyeri tek Llapi, Festim Alidema, i cili realizoi dy gola, për t’ia mundësuar ekipit të tij trofeun e Superkupës së Kosovës.

Alidema tha se nuk është 100% në formë optimale, por pavarësisht kësaj potencon se e ka nisur në mënyrë shumë të mirë aventurën e tij tek Llapi.

“Po edhe pse nuk jam me përgatitje në 100%, mendoj që e kam nis në mënyrë perfekte. Jam shumë i lumtur për këtë paraqitje dhe i lumtur me fitoren”, tha fillimisht Festim Alidema për ‘GazetaBlic Sport’.

23 vjeçari më pas tha se beson që do të ketë suksese tjera bashkë me trajnerin Tahir Batatina, i cili është në krye të Llapit.

“Llapi është ekipi që kam pas sezon shumë të mirë edhe sezonet e kalume kur kam qenë. Besoj që me Batatinën kemi me pas sukses të mëtutjeshëm dhe do t’i arrijmë objektivat e klubit”, vazhdoi Alidema.

Në fund, sulmuesi premtoi se do ta japë më të mirën nga vetja që të kënaq tifozët e klubit llapjan.

“Tifozëve ju premtoj se do ta japë maksimumin dhe do të mundohemi të mbushim objektivat e klubit dhe t’i kënaqim tifozët tanë, ‘Legjendat’”, përfundoi Alidema.

Related posts

VMRO-DPMNE bazuar te anketa: Jo vetëm ne, edhe qytetarët duan zgjedhje të parakohshme

Z.H

“Partneritet për vetëqeverisje të qëndrueshme lokale” – Forum vjetor për vetëqeverisje lokale

Z.H

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime nesër mblidhet për gjykatësit e rinj kushtetues

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More