Agjencia Zhurnal.mk.

 U pyet për martesën me Rita Orën, Taika Waititi refuzon të përgjigjet

Regjisori Taika Waititi braktisi studion pasi u pyet për këngëtaren Rita Ora.

Ai refuzoi t’i përgjigjej pyetjes në lidhje me thashethemet se ai dhe Rita Ora do të martohen së shpejti. Sipas”Metro , 46-vjeçari u shfaq në një intervistë nga një suitë hoteli në Londër së bashku me aktorin Chris Evans për të promovuar filmin e tyre të ri Lightyear.

Teksa i uroi ditëlindjen aktorit Chris Evans, moderatori Philip Scofield e pyeti Taika Waititin nëse duhej ta uronte edhe atë, duke iu referuar lajmeve se së shpejti do të martohet me yllin shqiptar.

“Epo, ne e kemi uruar Chris për ditëlindjen e tij … kështu që Taika ka kambanat e dasmës?”-tha Phillip Schofield.

Taika e ndërpreu shpejt dhe i tha: “Mund të më përgëzosh! Është në gusht! Le të flasim për ditëlindjen time!”

Më pas ai hoqi kufjen nga veshi dhe tha: “Çfarë? Më falni, po shkëputemi!”, duke pretenduar se iku sinjali dhe shtoi: “Jo, iku!” dhe më tej hodhi pajisjen në njërën anë.

Chris i dukej e gjithë kjo për të qeshur, por Phillip gjithsesi u përpoq të bënte më të mirën për të marrë përgjigjen e Waititi në lidhje me thashethemet e dasmës me Rita Orën.

Related posts

Revista ‘People’ i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

D V

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

D V

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy