Agjencia Zhurnal.mk.

U publikua konkursi për angazhimin e regjistruesve dhe instruktorëve rajonal

Shkup, 20 korrik – Enti shtetëror për statistika e publikoi konkursin për paraqitje të kandidatëve për regjistrues dhe instruktorë rajonal të cilët do të marrin pjesë në zbatimin e Regjistrimit të popullatës, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, viti 2021, nga 5 deri më 30 shtator. Konkursi do të publikohet në katër gazeta ditore, ndërkaq është I kapshëm në ueb-faqen popis2021.stat.gov.mk ku prej orës 8:00 të mëngjesit është aktiv edhe aplikacioni për paraqitje elektronike.

 

Коnkursi do të zgjasë deri më 5 gusht, pas çka do të pasojë testimi, zgjedhja dhe trajnimi I kandidatëve të zgjedhur.

Enti shtetëror për statistika, siç qëndron në ueb faqen e tyre, u bën thirrje të gjithë të interesuarve, si dhe të gjithë atyre të cilët janë paraqitur në konkursin e parë më mars të këtij viti, ta plotësojnë aplikacionin dhe të bëhen pjesë e ekipit të madh regjistrues I cili në shtator do ta zbatojë Regjistrimin e shumëpritur të popullatës, amvisërive dhe banesave në RMV.

Përndryshe, gjatë zgjedhjes së kandidatëve të cilët janë paraqitur për instruktorë rajonal, siç qëndron në konkurs, do të kihet parasysh struktura etnike e popullatës në rajonin adekuat regjistrues.

“Nga kandidatët e zgjedhur për regjistrues rajonal sipas rajoneve regjistruese do të zgjedhen 10 për qind më shumë regjistrues rezervë nga tabela-kolonë për gjithsej regjistrues”, qëndron mes tjerash në konkurs, ku në tabelë janë cekur selia dhe komunat të cilat bëjnë pjesë në rajonin regjistrues, më pas gjithsej regjistrues në atë rajon dhe instruktorë rajonal. 

Related posts

Taravari: Zaev bëri mirë që dha dorëheqje, por mund të ndryshojë mendje

D V

Sot mblidhet këshilli qendror i LSDM-së, çfarë do të ndodhë me dorëheqjen e Zaevit?

Z H

Si pasojë e një aksidenti u plagosur rëndë një person në rrugën rajonale Strumicë-Berovë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More