Agjencia Zhurnal.mk.

U përplas nga makina ndërsa po priste autobusin, kush është shqiptarja që humbi jetën

Elisa Doka është 20-vjeçarja që mbeti e vdekur, pasi u përplas nga makina ndërsa po priste autobusin këtë të hënë në Patridha të Verias në Greqi.

21-vjeçarja shqiptare po qëndronte në stacion së bashku me një 68-vjeçare, kur shoferi humbi kontrollin dhe i përplasi.

Ngjarja ka ndodhur në orën 9.40 të mëngjesit, në km 6 të aksit rrugor që lidh Verian me Skydrën.

Dy qytetaret, një 68-vjeçare dhe një 20-vjeçare shqiptare e identifikuar si Elisa Doka nga Njësia Administrative Tërbuf e Divjakës, sipas dëshmive, kanë qenë duke pritur në stacionin e autobusit, kur në rrethana që po hetohen, i ka përplasur një makinë e drejtuar nga një 64-vjeçar, i cili humbi kontrollin e mjetit.

Sipas Policisë, ato janë dërguar në spitalin e Verias, ku edhe kanë ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi i mjetit ndërkohë është arrestuar.

Related posts

Reshjet e dendura të shiut, përmbyten rrugët në Vlorë

Xh M

Si është të jesh president? Rrëfehet Bamir Topi

Xh M

Konfiskimi i aseteve ruse, Basha përshëndet vendimit e Kongresit Amerikan

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky