Agjencia Zhurnal.mk.

U ndëshkua me të kuq pasi reagoi ashpër për vendimin e VAR-it, ja çfarë tha Batatina pas ndeshjes ndaj Dritës

Ishte minuta e 83-të kur Ademi realizoi për epërsinë minimale të Llapit, por goli u anulua nga VAR për shkak se deri te goli erdhi pas një fauli në futbollistin e Dritës, shkruan Gazeta Olle.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina u ndëshkua me të kuq pasi reagoi ashpër pas këtij vendimi, ndërsa edhe pas takimit ishte shumë kritik.

“Isha shumë afër dhe ne shfrytëzuam gabimin e ekipit kundërshtarë ne morëm topin pastër dhe arritëm të shënonim. Mendoj që nuk kishte arsye të anulohet goli por në këto derbi gjyqtarët duhet të janë të kujdesshëm. Kemi gjyqtarë me përvojë që të gjykojnë derbit. Nuk është dashur të anuloj golin. Kemi udhëtuar për tri pikë në këtë ndeshje por jam i kënaqur edhe me këtë pikë. Kishim mundësit tona të cilat nuk i shfrytëzuam’’, deklaroi Batatina.

/Gazeta Olle/

Related posts

Bexheti: Kisha nderin të mirëpres Ambasadorin e BE-së në Shkup, Dejvid Gir

R Zh

Analizë / Deponia, ujësjellësi e tregu i mbyllur, cilat janë dështimet e Ramiz Merkos në Strugë !?

N E

Fillon paraqitja për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupe të ndryshme

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More