Agjencia Zhurnal.mk.

U mbajt KOLOR RUN I PARË 2022 në East Gate Mall

Në një atmosferë të mrekullueshme, me shumë ngjyra, buzëqeshje, përqafime dhe urime për arritjet e para dhe rekordet e reja, u mbajt KOLOR RUN 2022 në EAST GATE MALL dhe në partneritet me shoqatën atletike KORRUNERS Shkup.

Mbi 3000 pjesëmarrës, adhurues dhe audiencë morën pjesë në KOLOR RAN-in e parë. Garuesit profesionistë morën pjesë në GARËN UNIKA – përgjatë lumit Vardar në 10 km, ekipet për ‘team building’ morën pjesë në GARËN e BANKËS KOMERCIALE – 2.5 km, kurse fëmijët vrapuan 500 metra.

Kjo garë është e veçantë sepse mund të marrin pjesë profesionistë dhe fillestarë, individë, kompani dhe familje, si dhe fëmijë prej moshës 2 deri në 12 vjet. Gara nisi në rrugën Belasica përballë East Gate Mall, e përgjatë rrugëve të ndryshme në natyrën aty pranë, përgjatë lumit dhe përgjatë parqeve, ndërsa vrapuesit patën një përfundim mjeshtëror përmes bulevardit të xhamit të East Gate Mall deri në amfiteatrin ku u shpërndanë medalje.

Të gjithë pjesëmarrësit u argëtuan duke hedhur në ajër ngjyra natyrale që përdoren si simbole të suksesit dhe të energjisë jetësore në të gjitha garat KOLOR RAN në botë.

Vendin e parë në garën kryesore në kategorinë 10 km absolute e fituan Dario Ilievski në kategorinë e meshkujve dhe Biljana Kiraxhieva në kategorinë e femrave.

KORRUNERS si partnerë dhe organizatorë kryesorë të KOLOR RUN në East Gate Mall ndanë 3 çmime në të holla për garuesit më të shpejtë në kategorinë absolute 10 km, përkatësisht 12.000 denarë për burrat dhe gratë për vendin parë, 6000 denarë për burrat dhe gratë për vendin e dytë, 3000 denarë për vendin e tretë për burrat dhe gratë.

Kompania e sigurimeve UNIQA, si mbështetëse kryesore e garës së 10 km në KOLOR RAN 2022, ndau çmime dhe dhurata të vlefshme për garuesit më të shpejtë për kategorinë e femrave dhe meshkujve, si dhe ofroi shërbime sigurimi preferenciale për të gjithë pjesëmarrësit.

BANKA KOMERCIALE, si mbështetëse e garës 2.5 km për ndërtimin e ekipit (team building), shpërbleu me karta dhe dhurata.

Të gjithë jemi dakord që KOLOR RUN është një nismë e shëndetshme që inkurajon sportin, shoqërinë dhe buzëqeshjen, sjell gëzim dhe është një përvojë e mrekullueshme – dhe do të shndërrohet në një traditë vjetore në East Gate Mall. Kohët e vrapimit dhe renditjet mund të gjenden këtu: Tag Timing

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy