Agjencia Zhurnal.mk.

U lëshua në përdorim rruga “Strasho Pinxhur” në Tetovë

Tetovë, 24 Korrik – Pas pothuajse 11 muaj rekonstruim, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot e lëshoi në përdorim rrugën “Strasho Pinxhur” e cila gjendet në qendër të qytetit dhe është një ndër rrugët kryesore. Rruga është tërësisht e rikonstuar me vendosjen e infrastrukturës nëntokësore dhe mbitokësore, ndërsa janë mbjellur edhe drunjë të ri, pasi drunjtë e vjetër disadekadash që ishin aty, u prenë gjë që atëherë shkaktoi revoltë të madhe te qytetarët.

“Arritëm në kohë rekord të realizojmë këtë projekt të cilin e trashëguam me shumë lëshime. Tani janë bërë të gjitha intervenimet shtesë në infrastrukturën nëntokësore. I uroj banorët e kësaj rruge, biznesmenët që punojnë këtu dhe të gjithë tetovarët për këtë rrugë me premtim se në të ardhmen Tetova do të promovj gjithnjë e më shpesh projekte të këtilla me të gjitha standardet”, deklaroi kryetari i komunës, Bilall Kasami.

Ndryshe, punimet në rrugën “Strasho Pinxhur”, një nga rrugët kryesore dhe në mes të Tetovës filluan në periudhën parazgjedhore, por pas zgjedhjeve lokale 2021 me të ardhur në krye të komunës, Bilall Kasami ndërpreu punimet me arsyetimin se projekti i asfaltimit nuk i plotësonte kriteret. Të njëjtat filluan në muajin prill.

Related posts

Këshilli i SASHK-ut në seancë të jashtëzakonshme vendosi të hënën të protestojë para Ministrisë së Kulturës

D V

A po e matë Serbia pulsin e ndërkombëtarëve nëse do të tolerojnë një sulm të ri në Kosovë, si ai në Banjskë?

I Z

Kovaçevski për MIA-n: Kemi plan të qartë për shtetin, i cili do të vazhdojë procesin e integrimit evropian

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy