Agjencia Zhurnal.mk.

U lëndua në Ligën e Kampionëve, Chelsea shpreson që Lukaku të mungojë vetëm dy ose tre javë

Chelsea ndihet i sigurt se Romelu Lukaku ka shmangur një dëmtim të madh pasi kreu një seri skanimesh të enjten dhe tani ka shpresa të mëdha se ai do të humbasë vetëm dy ose tre javët e ardhshme.

 

Sulmuesi 28-vjeçar ka pësuar ënjtje, por nuk ka pasur ndonjë dëmtim të madh të ligamentit në kyçin e këmbës së djathtë pas një faulli nga Lasse Nielsen në fitoren 4-0 të Bluve ndaj Malmos të mërkurën mbrëma.

Hapat e ardhshëm do të tregojnë se si Lukaku do t’i përgjigjet trajtimit në ditët e ardhshme, por shpresat janë të mëdha në rikthimin e shpejt të tij.

Është trajneri Thomas Tuchel, i cili ka dhënë një përditësim rreth gjendjes së tij në konferencën e tij për shtyp.

“Romelu shtrembëroi kyçin e këmbës me faullin në zonë dhe Timo ka një dëmtim në kofshë. Do të duhet pak kohë për të dy”.

“Ne kemi nevojë për më shumë ekzaminime për të qenë më të saktë, por ata do të jenë jashtë për disa ndeshje”, ka deklaruar Tuchel.

Ndryshe, Lukaku pritet t’i mungojë Bluve në ndeshjet ndaj Norwich City, Southampton, Newcastle, Malmo dhe Burnley përpara një pushimi ndërkombëtar në nëntor. 

Related posts

Barcelona, Juventusi dhe Real Madridi marrin fitoren e parë për Superligën Evropiane – UEFA heq paditën për komplot kundër tyre

D V

Bayerni mposht Kolnin për fitoren e parë në sezonin e ri

D V

Goli i Ronaldos ishte i bukur, por asistimi i Fernandes ishte tjetër nivel

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More