Agjencia Zhurnal.mk.

U largua nga loja disa minuta para fundit, Allegri tregon pse e mori këtë vendim

Juventusi ka vazhduar me fitore në Serie A, pasi ka marrë të dytën radhazi duke mposhtur Interin me rezultat 0-1.

Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar, por në fund ishin mysafirët që u larguan me pikët e plota nga Giuseppe Meazza.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur pas ndeshjes duke përgëzuar futbollistët e tij për fitoren e arritur.

“Le të themi se ndaj Interit nuk ishte e lehtë, skuadra luajti mirë dhe nuk i lejuam raste kundërshtarit. Na munguan tre katër rreziqe, por që ishin të lehta. Me këtë fitore djemtë më dhanë një pushim të mirë”, tha Allegri.

Allegri u largua nga fusha në minutën e 86-të duke mos i shikuar fare minutat e fundit të ndeshjes, teksa ai ka treguar edhe arsyen se pse e bëri këtë.

“Në ato minuta nuk kishte më nevojë për mua. Po nervozohesha, para se të më nxirrnin jashtë sepse më paralajmëruan u ktheva në dhomat e zhveshjes, skuadra nuk kishte nevojë për mua në ato kohë”, u shpreh Allegri.

Krejt në fund trajneri italian foli edhe për episodin ku Rabiot preku topin me dorë dhe nga ai aksion u shënua goli i fitores së Juventusit.

“Mos më bëni të flas me inat. Me Salernitanën, nga ana tjetër, nuk ndodhi asgjë? Në ndeshjen e parë kundër Interit, ata anuluan një gol që nuk e dinim nëse ishte dorë apo jo. Jemi shumë zotërinj në këtë, shkoni dhe shikoni gabimin pasi një shfaqje e tillë më duket e gabuar”, ta Allegri.

Related posts

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

D V

Mësohet data e saktë se kur do të rikthehet Barcelona të luajë përsëri në ‘Camp Nou’

D V

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy