Agjencia Zhurnal.mk.

U kthye në Kuvend pas 4 muajsh, Berisha tregon arsyen e mungesës

Sali Berisha ka shkuar në seancën plenare që po zhvillohet ditën e sotme. Ai rikthehet në Kuvend pas 4 muajsh. Ish-Kryeministri i vendit ka deklaruar se arsyeja pse po rikthehet pikërisht tani është sepse gjatë periudhës së kaluar, Berisha ka qenë në një bisedë me mbarë demokratët e Shqipërisë.

Sali Berisha: Kam munguar 4 muaj sepse isha në bisedë me mbarë demokratët e Shqipërisë dhe në një farë mënyre ai ishte parlamenti më i madhërishëm në 30 vitet e fundit tani rikthehem në respekt të popullit, por për ato që janë aty nuk meriton të qëndrosh as 4 minuta në atë sallë.

Ish-Kryeministri shpjegoi për gazetarët se përse zgjodhi të fliste jashtë godinës.

“Kanë vendosur rregulla në parlament vetëm që të më kufizojnë fjalën. Atëherë salla e vërtetë e parlamentit do jetë këtu”.

Pas fjalës, Berisha u pa kur hyri në sallë./tvklan.al

Related posts

Banka e Shqipërisë: Ekseset e shqiptarëve, çereku i familjeve në borxh me bankën ose me familjen

D V

Shqipëria siguron pilulën kundër COVID-19

D V

E rëndë në Tiranë, vëllai i tij e kërkonte, 36 vjeçari gjendet i vdekur në bunker

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More