Agjencia Zhurnal.mk.

U kritikua nga tifozët, por Tetova thotë se fitorja ishte për ta

Ulpiana ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë.

Skuadra lipjanase ka mposhtur Drenicën me rezultat 3-1, duke iu afruar ekipeve tjera rivale në garë për të siguruar një vend në BKT Superligë edhe për edicionin e ardhshëm.

Iran, Shkalla dhe Trimror Selimi ishin realizuesit e golave për vendasit, derisa Kreshnik Uka shënoi për mysafirët.

Trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova ia ka dedikuar tifozëve fitoren, përkundër se këta të fundit ditë më parë kërkuan largimin e tij nga skuadra.

“Që nga fillimi kemi pasur lëndime të lojtarëve dhe nuk kemi qenë pothuajse asnjëherë i gjithë ekipi komplet”.

“Ndaj Drenicës vetëm në dhjetë minutat e parë kemi luajtur keq, kurse më pas kemi qenë në ekuilibër dhe me meritë e kemi fituar ndeshjen”.

“Ishte grinta, ne kemi bërë tranzicion drejt golit dhe kemi mbuluar mirë hapësirat në mbrojtje. Kemi pasur ngërçe në shtëpi pasi nuk kemi qenë të kompletuar. Na presin ndeshje të vështira dhe shpresoj që ti kem të gjithë lojtarët të gatshëm”, deklaroi Tetova.

“Kjo fitore na shërben shumë për moralin e ekipit dhe këto tri pikë ia dedikoi tifozëve tanë dhe gjithë Lipjanit”, u shpreh trajneri shqiptar. /Telegrafi/

Related posts

SHA EMV dje ka prodhuar 11.861 MWh energji elektrike

Xh M

Ministrja Shekerinska për vizitë të parë zyrtare në Republikën e Portugalisë

Z.H

Pamje e bukur nga stadiumi “Zahir Pajaziti”, ku tashmë është bërë mbjellja e barit natyral (VIDEO)

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More