Agjencia Zhurnal.mk.

U infektua me COVID-19, Messi reagon duke treguar gjendjen e tij

Lionel Messi është lajmëruar pasi është infektuar me COVID-19.

 

Sulmuesi argjentinas ditë më parë ishte infektuar me virusin e tmerrshëm, por ai ka shpjeguar se është mirë.

Futbollisti më i mirë në botë për vitin 2021 ka postuar një foto së bashku me bashkëshorten e tij duke shkruar se është mirë dhe ka falënderuar të gjithë për mesazhet që i kanë dërguar.

Ndër të tjera Messi ka shkruar se do të stërvitet këto ditë që të marrë formën e tij më të mirë pasi sfida të bukura e presin në vitin 2022.

“Siç e dini, unë kisha COVID dhe doja t’iu falënderoja për të gjitha mesazhet që mora dhe t’ju them se mu desh më shumë nga sa mendoja që të bëj më mirë. Por pothuajse jam shëruar dhe mezi pres të kthehem në fushë”, ka shkruar Messi.

“Unë do të stërvitëm këto ditë për të qenë 100 për qind, këtë vit sfida shumë të bukura po vijnë dhe shpresoj që shumë shpejt do të mund të takohemi përsëri. Faleminderit”, ka shkruar Messi.

34-vjeçari përkundër se është në fund të shërimit, do t’i mungojë Parisit në sfidën e fundjavës ndaj Brest.

Related posts

Derbi d’Italia për mesfushorin e Sassuolos, Davide Frattesi

D V

Challandes flet për dorëheqjen e mundshme nga Kosova: Kam mbijetuar që tri vite e gjysmë, shpresoj ta bëj përsëri nesër

D V

Rikthehet “Euro 2020”, Italia dhe Spanja kërkojnë finalen

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More