Në një ditë të bukur për t’u zhvilluar një ndeshje futbolli dhe në një atmosferë impozante të krijuar nga një numër i madh tifozësh llapjanë është bërë inagurimi i fushës natyrale të stadiumit Zahir Pajaziti.
Inagurimin e bënë Presidenti i klubit të Llapit Beqir Batatina, zv. Presidenti i FFK-së, z. Agim Dibrani dhe vëllau i legjendës, Fadil Vokrri, z. Adil Vokrri.
Rikthimin e skuadrës në fole e mirëpritën mijëra tifozë të cilët iu dhanë zemër djelmoshave tanë, të cilët në pjesën e dytë shkëlqyen dhe me dy gola arritën tre pikëshin e parë në stinorin pranveror, duke mposhtur Malishevëm me rezultat 2-0.