Agjencia Zhurnal.mk.

U ftuan për luftë në Ukrainë, siberianët lihen në të ftohtë

Mobilizimi i pjesshëm rus nuk është duke shkuar sipas planeve. Fillimisht shkaktoi panik dhe frikë në mesin e qytetarëve, ku dhjetëra mijëra prej tyre ia mësynë pikave kufitare duke u larguar nga vendi, e më pas edhe ftesat për mobilizim iu dërguan personave që do të duhej të liroheshin nga shërbimi ushtarak.

 

Në fillim shumë invalidëve dhe personave me sëmundje të rënda u shkuan ftesat për mobilizim, ndërsa ikja e të rinjve nga Rusia po konsiderohet si problematike, pasi Rusisë po i mungojnë ushtarët për luftën në Ukrainë.

Në një video amatore, shihen rezervistët që janë lënë në rrugë në të ftohtë, pa ushqim, para e as edhe rroba të trasha. Videoja e realizuar diku në Siberi, shfaq rezervistët që dukeshin në gjendje të mjerueshme.

Atyre u ishte thënë që të presin autobusët që do të shkonin për t’i marrë, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Ata qëndruan jashtë në të ftohtë, pa ushqim, para e madje as tenda nuk kishin ku të strehohen.

Një oficer nga Novosibirsku, i zemëruar me veprimin e Moskës tha se janë braktisur – duke mos ju dhënë të paktën ndonjë informacion se çfarë do të ndodhë me ta.

“Kemi mbetur këtu, pa ushqim, para e as tenda ku ta fusim kokën në këtë të ftohtë”, dëgjohet duke dhënë oficeri rus.

Related posts

Spanja pritet të falë nesër 9 liderët e burgosur pro pavarësisë së Katalonjës

Redaksia

SHBA ka gati paketën e re për Ukrainën, mund të shpallet që sot

Xh M

Për herë të parë, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë robërit e luftës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More