Agjencia Zhurnal.mk.

U dorëzuan çmimet “22 Nëntori” për politikologun Ylber Sela dhe shkrimtarin Fejzi Bojku

Shkup, 22 nëntor – Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror “22 Nëntori” sot në Kuvend e ndau çmimin “22 Nëntori” për vitin 2021 për politikologun Ylber Sela dhe shkrimtarin Fejzi Bojku.

 

Bëhet fjalë për mirënjohje që u ndahet njerëzve nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore, të cilët dhanë kontributin e tyre në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë të pjesëtarëve të bashkësive, kulturave dhe besimeve të ndryshme në shtet.

Shkrimtari Fejzi Bojku u falënderua për çmimin, ndërsa pjesëtarëve të bashkësisë shqiptare ua uroi Ditën e alfabetit shqip – 22 Nëntori.

“Sipas mendimit tim, kjo festë është një ndër festat më të mëdha për shqiptarët. Kjo është festë edhe për Maqedoninë e Veriut në të cilën jetojmë me shekuj, dhe marrë në përgjithësi, kuptohemi mirë. Në histori kemi qenë edhe të ndarë. Ndoshta ka pasur raste dhe do të ketë moskuptime, megjithatë të gjithë kuptuam se zgjidhja e vetmja e drejtë, avancuese dhe e dobishme është që të kuptohemi më mirë, të jemi pranë njëri-tjetrit dhe të kemi një qëllim të përbashkët, i cili çon drejt rrugës së vërtetë, të sinqertë dhe njerëzore për jetë më të mirë të përbashkët”, tha Bojku pas dorëzimit të çmimit.

Ai përmendi se i vjen mirë që Dita e alfabetit shqiptar në shtet festohet disa ditë me radhë me përmbajtje të bukura dhe kulturore, me ç’rast, siç tha, vetëm në këtë mënyrë njëri me tjetrin dhe njëri pranë tjetrit mund të shkojmë akoma më përpara, dhe t’i realizojmë të gjitha ëndrrat.

Fejzi Bojku gjatë dekadave të shkuara ka përkthyer rreth 40 vepra nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe, si dhe gjashtë libra nga gjuha shqipe në gjuhën maqedonase, Është autor i 16 librave origjinalë – përmbledhje poezish, si dhe rrëfime për fëmijë dhe të rinj.

Si bashkëautor është fitues i trefishtë nga konkursi i Ministrisë së Arsimit në vitin 2009, për librat për gjuhën dhe letërsinë për klasë të katërt, të gjashtë dhe të shtatë.

Ylber Sela është profesor i rregullt në Universitetin në Tetovë prej vitit 2010, ndërkaq ka punuar edhe si këshilltar për çështje euroatlantike në Ministrinë e Mbrojtjes. Gjithashtu, ka qenë edhe kryetar i Komisionit për editim të diplomave universitare pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e gjithashtu ka dhënë kontribut si anëtar i Këshillit të Institutit për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut. Është zgjedhur edhe drejtor i Agjencisë për zbatimin e gjuhëve.

Nga Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror për pjesëtarët e bashkësisë shqiptare ua uruan Ditën e alfabetit shqip, ndërsa fituesit e çmimit “22 Nëntori” dhe familjeve të tyre i uruan për çmimin e fituar. 

Related posts

Gostivar, shtëpia shekullore e trashëgimisë kulturore drejt rrënimit, rrezikon banorët

D V

Panairi i librit do të mbahet nga 8 deri më 14 shtator pranë Aquapark-ut në Shkup

Redaksia

Shqiptarët e Afganistanit, bjondët sykaltër të “Hundëzës”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More