Agjencia Zhurnal.mk.

U detyrua ta largonte lloçin për të gjetur pikën e bardhë, reagon Astrit Fazliu

 

Moti me shi e pasqyroi sot më së miri gjendjen e mjerueshme të stadiumit në Gjilan, ku nuk ishin kushtet për t’u zhvilluar ndeshje futbolli.

Ishte sulmuesi nga Ferizaji, Astrit Fazliu ai që shënoi nga pika e bardhë në minutën e 90+, teksa u detyrua ta largonte baltën pasi nuk shihej pika e bardhë.

Në një prononcim për Insportin, Fazliu tha se kushtet sot me të vërtetë ishin të vështirë, por shpreson se rregullohet stadiumi vitin e ardhshëm.

‘Nuk ndihemi mirë kur luajmë në kushte të tilla, vërtetë sot kanë qenë kushtet e vështira, por shpresoj që nga viti i ardshëm nuk do të përsëriten kushte të tilla, sepse shumë ë vështirë, por sido që të jëtë ne na interesuan 3 pikë dhe me plot meritë arritëm t’i marrim’ – tha Fazliu.

Kujtojmë se, më 15 maj të vitit 2020 ishte nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes Komunës së Gjilanit dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për ndërtimin e stadiumit të qytetit.

Në këtë stadium i zhvillojnë ndeshjet dy prej klubeve më të mëdha të Kosovës, Drita dhe Gjilani, e që garojnë vazhdimisht për titull kampioni.

Related posts

Moti sot me diell, pasdite mundësi për shi

Z.H

Pendarvoski: Sfidat globale duhet të luftohen bashkërisht

D V

BDI: Vazhdojmë zbatimin e politikave të ngritjes së cilësisë së arsimit në vend

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More