Agjencia Zhurnal.mk.

Tuti Sejdiu shpreson që pandemia të largohet këtë vit për t’i realizuar planet e projektet e reja

Tuti Sejdiu u shpall “Miss Universe Kosova” në vitin që e lamë pas.

Ajo rrëmbeu kurorën e më të bukurës, gjersa pas asaj kohe ka qenë shumë e komentuar në rrjetet sociale.

Derisa bëri bujë të madhe me historinë personale për trafikimin në moshë 13-vjeçare, biondja tregoi se ka synime të mëdha e projekte të shumta për 2022.

Në një intervistë për Telegrafin, Sejdiu rrëfeu 2021-ishin e bëri të ditur se në vitin e ri do të jetë e përfshirë në shumë projekte.

Ajo madje shpreson që këtë vit të largohet pandemia në mënyrë që t’i realizoj ëndrrat dhe qëllimet.

“Ju uroj një vit shumë të mbarë dhe shumë të suksesshëm, shpresoj që edhe pandemia të largohet në mënyrë që të mund t’i realizojmë planet tona. Ju jap një mesazh dhe një këshillë, ndiqni ëndrrat e juaja, mos ndaloni së punuari sepse gjithmonë, gjithmonë do të arrini vetëm me punë”, u shpreh Tuti.

Bukuroshja nga Gjilani gjithashtu theksoi se është duke punuar në një organizatë për të drejtat e femrave që besohet se do të finalizohet sivjet.

Related posts

Ky është reagimi i Beatrix pas fotos së publikuar nga Bora e Donaldi

Lea Muslija

Pasojat e tërmetit, Tolgahan rrëfen gjendjen e rënduar të Almedës

Xh M

Barack Obama nis pushimet e Krishtlindjeve me familjen në Hawaii, fotografohet duke shijuar detin dhe motin e ngrohtë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More