Agjencia Zhurnal.mk.

Turqia prezanton veturat elektrike në panairin më të madh në SHBA

Panairi më i madh në botë i arritjeve teknologjike, që tradicionalisht mbahet çdo vit në Las Vegas, do të presë këtë radhë nga 5 deri më 8 janar kompaninë TOGG, prodhuesin e parë të veturave elektrike nga Turqia.

 

TOGG dy vite më parë prezantoi prototipat e limuzinave dhe SUV elektrikë, e së fundmi ka konfirmuar se prodhimi serik i dy modeleve do të fillojë vitin e ardhshëm, transmeton Telegrafi.

Kompania turke ka paralajmëruar që në CES do të prezantojë teknologjinë me emër të përbashkët “Use-Case Mobility”, që në vete “sjellin” vetura elektrike autonome.

Pritet që ky prodhues i veturave në Las Vegas, të prezantojë edhe prototipat e limuzinave dhe të SUV.

Veturat kanë motorë elektrikë, e në ofertë do të jenë dy konfiguracione – me një dhe dy motorë elektrikë, përkatësisht me 200 dhe 400 kuaj-fuqi.

Veturat do të prodhohen në fabrikën Gemlik në rajonin e Bursas në Turqi. /Telegrafi/

Related posts

Porsche prezanton Cayenne Platinum Edition

D V

Lingenfelter zbuloi “Cunningham 60th Anniversary C8 Corvette”

D V

Richard Hammond shet një pjesë të koleksionit të veturave dhe motoçikletave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More