Agjencia Zhurnal.mk.

Turqia ka rënë dakord të ndërmjetësojë bisedimet e evakuimit nga Azovstal

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Irina Vereshchuk pohon se Turqia ka rënë dakord të ndërmjetësojë negociatat për evakuimin e pjesëtarëve të forcave ukrainase, kryesisht të plagosurit rëndë, nga uzina Azovstal në Mariupol.

 

Vereshchuk tha se shteti ukrainas dëshiron të nënshkruajë një dokument se si saktësisht do të bëhet evakuimi nga Azovstal.

Ajo shtoi se mbi të gjitha bëhet fjalë për evakuimin e të plagosurve rëndë dhe shteti turk është i gatshëm të bëhet ndërmjetëse në ato negociata, raporton theguardian.

Sipas Vereshchuk, Ukraina u ka dhënë mandatin e negocimit për evakuimin përfaqësuesve të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe OKB-së.

Kujtojmë se mbrojtësit e fundit të qytetit të Maripolit raportohet se ndodhen në fabrikën e çelikut, të cilët kanë refuzuar të dorëzohen pas thirrjeve të vazhdueshme të shtetit rus.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme janë publikuar pamjet e një kundërsulmi të forcave ukrainase ndaj atyre ruse brenda fabrikës së çelikut në Mariupol.

Related posts

Lufta e Parë Botërore dhe mitologjia e rrezikshme e vrasjes së Franc Ferdinandit

Xh M

Rusia hodhi bombë në një shkollë në Luhansk

Z.H

Von der Leyen: Nëse çështja e Pegasus është e vërtetë, kjo është plotësisht e papranueshme

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More