Agjencia Zhurnal.mk.

Turqia dënon vendimin e SHBA për embargon e armëve në Qipro

Ministria e Jashtme e Turqisë tha më 17 shtator se dënon fuqishëm vendimin e Shteteve të Bashkuara për të hequr embargon e armëve ndaj Qipros.

 

Departamenti amerikan i Shtetit tha të premten se sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka hequr kufizimet e tregtisë në fushën e mbrojtjes për Qipron për vitin fiskal 2023.

Ministria e Jashtme turke tha se ky vendim do të “forcojë edhe më shumë mospajtimet e palës greke qipriote dhe do të ndikojnë negativisht në përpjekjet për të zgjidhur çështjen e Qipros”.

“Kjo do të çojë në një garë armësh në këtë ishull, duke dëmtuar paqen dhe stabilitetin në Mesdheun lindor”, u tha në deklaratë, përmes së cilës iu bë thirrje SHBA-së që të rishqyrtojë vendimin dhe të ndjekë një politikë të balancuar ndaj të dyja palëve në ishull.

Qiproja u nda pas pushtimit turk të vitit 1974. Që atëherë, pjesa jugore e Qipros udhëhiqet nga një administratë greke qipriote, që Ankaraja nuk e njeh.

Tuqia njeh shtetin separatist turk në veri të ishullit të ndarë të Qipros.

Related posts

El Salvador tronditet nga fushata e shtypjes me 6,000 të arrestuar, të justifikuar me ‘vrasjet e bandave’

Xh M

Stacioni hapësinor përparësi kryesore, synohen 40 lançime më 2021

Z.H

Mariupoli paralajmëron rrezikun e epidemive në qytetin ku kanë mbetur mijëra kufoma

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More