Agjencia Zhurnal.mk.

Turqia arreston dy persona për vrasjen e një polici bullgar

Dy persona janë arrestuar në Turqi në lidhje me vrasjen e një polici kufitar bullgar, njoftoi drejtori i Shërbimit Kombëtar Hetues i Bullgarisë, Borislav Sarafov.

 

Polici ishte qëlluar për vdekje gjatë patrullimit pranë kufirit të Bullgarisë me Turqinë.

Sarafov tha se sipas informacioneve të para, personat e arrestuar nuk janë shtetas të Turqisë. Ai tha se njëri ishte dorasi dhe personi i dytë kishte ndihmuar në këtë incident.

Autoritetet bullgare e kanë përshkruar rastin si të paprecedentë dhe njoftuan se do të marrin “masa të ashpra” për të luftuar migrimin ilegal.

Sekretari i Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, Petar Todorov, tha se polici i vrarë ishte rreshteri i Policisë Kufitare, Petar Bachvarov.

Bullgaria tha se vrasja e policit ka ndodhur më 7 nëntor, teksa është rritur fluksi i personave që po mundohen të hyjnë ilegalisht në shtetet e Bashkimit Evropian.

Ky nuk është incidenti i parë që ka rezultuar me vrasjen e zyrtarëve kufitarë. Në gusht të këtij viti, dy policë bullgarë u vranë gjatë një aksidenti në Burgas, teksa po ndiqnin një autobus me migrantë ilegalë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme bullgare, që nga fillimi i vitit deri në shtator janë ndaluar 12.740 migrantë ilegalë, që kishin tentuar të hynin ilegalisht në Bullgari. Kjo shifër paraqet rritje për mbi dyfish krahasuar me numrin e migrantëve të ndaluar vitin e kaluar.

Related posts

Ukraina ka identifikuar 500 kriminelë rus të dyshuar për krime lufte

Xh M

Ushtria ukrainase merr sërish nën kontroll një qytet në afërsi të Kievit

D V

Çekia me rekord të të infektuarve me koronavirus

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More