Agjencia Zhurnal.mk.

Turizmi natyror në Shqipëri, 4.5 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në 2023

4.5 milionë turistë vendas dhe të huaj kanë vizituar zonat e mbrojtura në vitin 2023.

Pavarësisht ecurisë së mirë të turizmit në vend duket se ai natyror ka pësuar tkurrje në raport me vitin 2022.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në statistikat e saj periodike pranon se ka një rënie të lehtë me 1,7% të vizitorëve në zonat e mbrojtura , sipas shifrave që ka raportuar Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

Sipas të dhënave vihet re një rënie e dukshme e rajonit të Korçës që në vitin 2022 qëndronte në krye. Këtë vit është Shkodra ajo që qëndron kryeson për nga numri i vizitorëve ndërkohë që pas saj vijnë Fieri dhe Vlora.

Rreth 2 milionë vizitore të huaj dhe vendas kanë vizituar Parqet Kombëtare në vitin që lamë pas. Ky vit shënon një rritje me 40,2% krahasuar dhe me vitin 2022. Parku kombëtar më i vizituar është Divjakë- Karavastaja, Alpet e Shqipërisë dhe Mali i Tomorit.

Janë 425,000 persona që kanë vizituar Monumentet e Natyrës gjatë vitit 2023. Ujërat Termale të Bënjës, Spella Shenandoit dhe Sarisalltik janë Monumentet e Natyrës më të vizituara për vitin 2023.

Sa i takon rezervateve natyrore, shohim se Liqeni i Shkodrës, Syri i Kaltër dhe Qafështama kanë qenë më të frekuentuarat.

Related posts

Ka dëmtime në mushkëri, deputeti socialist Bujar Çela pritet të hyjë në sallë për ndërhyrje kirurgjikale

Xh M

Shpërthim i fortë në Lushnjë, dy të vdekur dhe shtatë të plagosur, mes tyre deputeti Bujar Çela

Xh M

Shpërthim masiv në Lushnje të Shqipërisë, 1 i vdekur dhe 8 të plagosur

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy