Agjencia Zhurnal.mk.

Turistja gjermane e kënaqur me Vlorën: Në Gjermani njerëzit habiteshin kur iu thoshim se do të shkonim në Shqipëri

Operatorët turistikë të Vlorës, për t’i paraprirë një sezoni më të mire turistik, i janë drejtuar me disa pika prefektit të qarkut, si kërkesa dhe obligime të institucioneve qendrore dhe vendore për të siguruar një sezon më të mirë nga ai i kaluari.

Operatorët kërkojnë përmirësime si në shërbime, krijimin e mundësive për turistët për të aksesuar zona turistike si gjatë bregdetit, ashtu edhe në terrene malore, por edhe në garantimin e sigurisë së peshuesve, si nga ngjarjet ashtu edhe nga emergjencat e ndryshme që mund të shfaqen.

Ndër pikat kryesore të kërkesave ishte edhe ai i hapjes së sezonit veror që në datën 16 prill, pra rreth një muaj nga hapja zyrtare e sezonit.

Dhe si për të vërtetuar këtë kërkesë të operatorëve turistike, turistët gjermanë tashmë janë shfaqur në bregdetin e Vlorës duke shijuar rrezet e diellit, detin dhe mikpritjen shqiptare.

“Më pëlqen qyteti i Vlorës. Një qytet evropian me dyqanet dhe kafenetë e tij. Në Gjermani njerëzit habiteshin kur iu thoshim se do të shkonim në Shqipëri. Ndërsa tani unë them se Shqipëria është shumë e bukur dhe njerëzit janë shumë miqësorë”, shprehet turistja nga Gjermania.

Synimi i operatorëve turistikë të Vlorës është që sezoni në këtë zonë të jetë gjithë vjetor dhe jo sezonal siç është aktualisht./A2 CNN

Related posts

Me pistoletë lodër/ Dështon tentativa e grabitjes së farmacisë në Tiranë

Xh M

Rama të dielën në SHBA, takon Blinken dhe merr pjesë në samitin e OKB-së

D V

Vjosa kthehet në shtratin e saj, përmirësohet situata në Fier e Vlorë. Rama sot pranë zonave të prekura nga përmbytjet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More